Ramadani: Kosova do të jetë anëtari i 31-të i NATO-s

Aktuale

Ramadani: Kosova do të jetë anëtari i 31-të i NATO-s

Nga: A.M. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:35
Burim Ramadani

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se Kosova do të jetë shteti i radhës në Nato.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se “Kur Maqedonia e Veriut po bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, rrugëtimi i tillë i Kosovës duhet të përshpejtohet”.

Postimi i plotë:

Zgjerimi i NATO-s vazhdon me Kosovën

Ballkani Perëndimor është i sigurt, stabil dhe në paqe vetëm me zgjerimin e NATO-s. Kosova është shteti i radhës.

Prezenca e NATO-s në Ballkan, qoftë përmes misioneve, qoftë përmes bashkëpunimit, duhet të vazhdojë. Porse, mënyra e vetme për të pasur paqe të qëndrueshme është që zgjerimi i NATO-s të mos përfundojë.

Kosova është e gatshme qysh sot të fillojë procedurat e anëtarësimit. Para kësaj, një rrugë specifike për Kosovën duhet gjetur nga vet NATO-ja. Më e mira patjetër se do të ishte njohja apo moskundërshtimi nga shtetet jo-njohëse brenda Aleancës. Sidoqoftë, zgjerimi i NATO-s edhe më tutje në Ballkan është garancë për përballje efektive dhe të përbashkët ndaj aktiviteteve armiqësore në rritje të Rusisë.

Kosova do të jetë anëtari i 31-të i NATO-s.

Orientimi dhe vullneti ynë politik e popullor drejt Aleancës Verio-Atlantike është krejtësisht i qëndrueshëm. Kriteret bazike politike, institucionale e ushtarake janë plotësisht të përmbushura, madje edhe më pozitive krahasimisht me shtete tjera. Aspekti gjeo-strategjik dëshmon për një domosdoshmëri zgjerimi me qëllim të përfrocimit të sigurisë në kontinent.

Tashmë, kur Maqedonia e Veriut po bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, rrugëtimi i tillë i Kosovës duhet të përshpejtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat