Pacolli “alarmohet” nga rasti i Drenasit, rast i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim

Aktuale

Pacolli “alarmohet” nga rasti i Drenasit, rast i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” për rastin e vajzës 16 vjeçarës, ai thotë se cenimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, përcjell Bota Sot.

Pacolli ka thënë se  këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual.

 “Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfarëdo roli a pozite zyrtare”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljës së dinjitetit dhe i fyrjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cënimit të vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo çfarë pamë e dëgjuam sot.

Rasti i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual.

Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfarëdo roli a pozite zyrtare. Madje një listë dhe masë e ngjashme, do të duhej t’i nxirrte siç janë, edhe ata që dënohen për korrupsion. Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional!


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat