Hoxha: Agjenda e Reformave Evropiane 'ERA' është përmbushur 68%

Aktuale

Hoxha: Agjenda e Reformave Evropiane 'ERA' është përmbushur 68%

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Dhurata Hoxha

Këshilli Ministror për Integrim Evropian u mblodh sot për të diskutuar lidhur përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane "ERA".

Në këtë mbledhje u bë e ditur se 68 % e Reformave të Agjendës Evropiane ERA 1 janë përmbushur.

Me këtë rast Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha u shpreh e kënaqur për përmbushjes e programit ERA 1 nga institucionet e Kosovës. Sipas saj 68% e kësaj agjende është plotësuar.

"Jemi mbledhur për të diskutuar prioritet e ERA 2. Deri më tani është plotësuar 68% ERA 1. Pjesa e mbetur do të bartet tek prioritetet e ERA II", tha Hoxha.

Hoxha bëri të ditur që Agjenda e Reformave ERA 2, ka afat nga BE që të përmbushet deri në fund të vitit 2020.

Kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përgëzoj institucionet e Kosovës për punën e bërë në përmbushjen e ERA 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat