Gjykata Kushtetuese ia kthen mbrapsht një vendim Prokurorisë Speciale në Hagë

Aktuale

Gjykata Kushtetuese ia kthen mbrapsht një vendim Prokurorisë Speciale në Hagë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 13:34
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka suspenduar përkohësisht një urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për dorëzimin e dokumenteve, të dhënave dhe informacioneve të specifikuara nga Mahir Hasani.

Siç ka njoftuar firma e avokaturës, S&Q, ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim sot për të suspenduar urdhrin e Prokurorit të Specializuar.

“S&Q shënon fitoren e parë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Hagë duke suspenduar përkohësisht një urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftimin e S&Q.

“Sot, më 7 shkurt 2019, në ora 12:00, në bazë të kërkesës së avokatit Dr. Artan Qerkini nga rradhët e S&Q në të mirë të klientit z. Mahir Hasani për masë të përkohshme, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetutese suspendoi Urdhërin e Prokurorit të Specializuar ndaj z. Hasani për dorëzim të dokumenteve, të dhënave, shënimeve dhe informacioneve të specifikuara në Urdhërin e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftim.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat