Sonte Çitaku përballë Daçiq në KS të OKB-së flet edhe për shqiptarët e diskriminuar në Preshevë

Aktuale

Sonte Çitaku përballë Daçiq në KS të OKB-së flet edhe për shqiptarët e diskriminuar në Preshevë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:40

Ambasadorja Çitaku sot në KS të OKB-së flet për herë të parë për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës.

Ardian Arifaj, këshilltari i Presidentit të Kosovës ka thëne sot për “Presheva Jonë” se “ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA znj. Vlora Çitaku do të prezantojë sot Kosovën në seancën e radhës të KS të OKB-së”. Mësohet se Daçiçi do të flas kryesisht për serbët e Veriut dhe taksën e kryeministrit Ramush Haradinaj vënë Serbisë, kurse ambasadorja Çitaku do të flas pos zhvillimeve të fundit në Kosovë edhe për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës dhe domosdoshmërinë e përfshirjes në procesin e dialogut në Bruksel, pas një sërë kërkesash të përfaqësuesve nga Presheva.

Ndërsa nga pala serbe përballë Vlora Çitakut do jetë Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Do theksuar se seanca e KS të Kombeve të Bashkuara megjithatë do të mbahet, përkundër disa zërave në këtë rast raportimeve të mediave serbe ditëve të fundit, se “në muajin shkurt nuk do të mbahen seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, për shkak përçarjeve në OKB”. Sipas mediave serbe “Daçiqi ka thënë se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB nuk është caktuar rendi i ditës se kur do të mbahet seanca e ardhshme e KS të OKB-së”.

Shefi i OKB, Guterres: Taksat prej 100 % te kryeminisrit Haradinaj kanë shkaktuar pakënaqësi në Serbi!

“Presheva Jonë” ka mësuar se sot me 7 shkurt, në agjendën e KS të OKB-së pas Somalisë, në orët e pasdites (15h)  ambasadorët e vendeve anëtare të KS të OKB-së mblidhen për të debatuar për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat