Kelmendi: Tërë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën me ia dhënë Serbisë, ajo nuk e prish miqësinë me Rusinë!

Aktuale

Kelmendi: Tërë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën me ia dhënë Serbisë, ajo nuk e prish miqësinë me Rusinë!

Nga: N.Sh Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Harta e Kosovës

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, thotë se, Serbia nuk e ndërron me asgjë miqësinë me Rusinë.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Serbia është e përkëdhelura e BE-së, pasi kanë frikë se Rusia futet ushtarakisht në Serbi.

Por, sipas tij, Serbia është mike historike e Rusisë, edhe po të i japin miliarda ajo nuk largohet nga Rusia.

Sipas tij, po të ia aneksojnë Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnjën prap ajo nuk e prish miqësinë me Rusinë.

Ja postimi i plotë:

U vertetua!

Para ca kohesh theksova se Serbia eshte e perkdhelura e UE. Kjo per faktin se UE ka frike se Rusia futet edhe ushtarakisht ne Serbi, ndonese eshte aty.

Per ate e perkdhele Serbine per te ndaluar aferimin gjoja me Mosken ne llogari te leshimeve te medha qe bene kundruall ketij shteti dhe dhenjes se dates per anetaresim ne UE.

E gjithe kjo eshte nje mashtrim i madh i UE. Serbia eshte mike historike e Rusise dhe ashtu do te mbetet.

Le te i ipen miliarda euro Serbise dhe megjithate Serbine nuk mund te largojne nga Rusia.

Edhe tere Kosoven, Bosnien e Hercegovinen, Malin e Zi etj., me ia aneksuar Serbise, prap se prap nuk behet mike e UE.

Serbia nuk e nderron me asgje miqesine me Rusine.

Cdo gje tjetet eshte loje.

Por, negativiteti qendron.

UE po e pranon nje shtet ne gjirin e vete me kriminel dhe me gjenodician. Po e fute brenda nje shtet qe duhet te denohet per dhunen dhe terrorin.

Serbia keshtu vetem qeshe. Ai shtet e vazhdon lojen e vete me UE dhe mbetet mike e shtetit rus.

"Kurre, thote krimineli Vucic, nuk do te pranohet nga Serbia shteti i Kosoves (...) Keshtu na pranoni ne UE ose ne heqim dore(...)".

Ky eshte kercenim i Vucicit per marredheniet tradicionale me Rusine.

Pranonani a jo ne UE s' ka rendesi!

Ne e kemi Rusine.

Asnje element i fushes ekonomike, nacionale, demokratike, sociale etj.nuk u bazua UE ne vendim.

Pra, kemi nje politike te UE aspak parimore dhe tejet jo demokratike kundruall shteteve ne Ballkan.

Dhe kjo do te hakmerret ndaj UE.

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat