Avokati i policit përdhunues: E kundërshtojmë paraburgimin e tij

Aktuale

Avokati i policit përdhunues: E kundërshtojmë paraburgimin e tij

Nga: E.K Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:46
Bekim Kafexholli

Avokati i Vesel Veselit që akuzohet për përdhunim të vazhdueshëm të një të miture, është deklaruar para mediave pas seancës së parë dëgjimore.

“Prokuroria i dha pretendimet e veta ndersa ne si mbrojtje dham kundërshtimet tona sepse nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.” theksoi Bekim Kafexholli.

Avokati tha se kodi i etikes nuk e lejon që të flasë më tepër sepse bëhet fjalë për të mitur.

“Domethënë arsyetimet që i ka dhënë prokuroria për caktimin e masës së paraburgimit nuk qëndrojnë. Shkrimet e mediave nuk qëndrojnë në raport me atë se për çka e ngarkon prokuroria Vesel Veselin”, ka thënë avokati, përcjellë “Bota sot”.

Avokati kërkon që klienti i tij të lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat