Moska kritikon Haradinajn dhe BE, mbështet Beogradin

Aktuale

Moska kritikon Haradinajn dhe BE, mbështet Beogradin

Nga: F. B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiq

Rusia përmes zëdhënëses së Ministrisë së punëve të jashtme, Marija Zaharova ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për vendosjen e taksave në mallrat serbe dhe BE për qëndrimin e butë ndaj kësaj, ndërkohë i ka shpreh mirënjohje Beogradit për qëndrimin e vazhdimit të dialogut pas heqjes së taksave, shkruan “Danas”, transmeton “Bot sot”.

Këtë deklaratë Zaharova e bëri në konferencën me gazetarë në Moskë, ku shtoi se Haradinaj vazhdon me “politikën provokuese të drejtuar në rrezikimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan“, me vendosjen e taksave në mallrat serbe.

“Kjo masë është e qartë se është drejtuar në vazhdimin e politikës së spastrimit etnik të serbëve dhe ngufatjes së tyre”, tha Zaharova.

Ajo kritikoi edhe BE-në siç tha për shkak se “ose nuk mund asgjë të bëjë ose nuk do”, batuar në deklaratat e BE-së që nuk janë të ashpra sa duhet të jenë “sepse askush në Kosovë nuk i dëgjon”.

“Në realitet nga këto deklarata të buta, nuk është ndërmarr asgjë dhe udhëheqja e Kosovës injoron BE-në”, tha ajo.

Në këtë atmosferë “shihet pozita e balancuar e Beogradit që është e gatshme të kthehet në dialog” si të hiqen taksat.

“Situata është acaruar dhe rriten tensionet ndërkombëtare. Nuk është fjala për vlerësime politike apo statistikë. Gjendja në Kosovë duhet të jetë në fokus të KS të OKB-së”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat