Mogherini: Taksa kunder Serbise “duhet të hiqen” e pastaj bisedimet të rifillojnë

Aktuale

Mogherini: Taksa kunder Serbise “duhet të hiqen” e pastaj bisedimet të rifillojnë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 18:57
Vuqic & Mogherini

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dje ka biseduar në telefon me përfaqësuesen e lartë të BE dhe ndërmjetësuesen në dialogut të stagnuar aktulaisht dhe mundesit e rifillimit, pas taksës së krymenistrit kosovarë vënë Serbisë, njoftoi agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke iu referuar një njoftimi nga selia e BE-së ne Bruksel.

Mësohet se presidenti serb Vuçiç i ka thënë Mogherinit se “dialogu është i pamundur derisa taksa e Prishtinës zyrtare janë në fuqi, masa këto të njëanshme të Kosovës që janë të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon.”

Gjithashtu të mërkurën, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se tarifat do të mbesin në vend derisa Beogradi ta njoh Kosovën.

Duke folur pas seancës së kabinetit të tij, Haradinaj tha se kurrë nuk do të binte dakord të revokojë tarifat pavarësisht nga ajo që ai tha se ishte presion dhe shantazh nga Serbia.

Mogherini u përgjigj se tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina “duhet të hiqen” dhe se bisedimet duhet të rifillojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat