OSBE dënon abuzimin me të miturën në Drenas

Aktuale

OSBE dënon abuzimin me të miturën në Drenas

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Misioni i OSBE në Kosovë i bashkohet opinionit kosovar në shprehjen e dënimit ndaj abuzimit seksual të raportuar kundër një të miture në Drenas nga persona të cilët janë në pozita që duhej të jenë të besueshëm dhe me autoritet.

Veprat të cilat supozohet se janë kryer nga mësuesi i adoleshentes dhe më pas gjatë në periudhe më të gjatë nga një zyrtar policor janë të tmerrshme dhe të papranueshme për të gjitha nivelet e njerëzisë dhe profesionalizmit, thuhet në reagim.

OSBE mirëpret përgjigjet e menjëhershme të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Inspektoratit të Policisë së Kosovës, si dhe autoriteteve komunale të Drenasit në pezullimin, arrestimin dhe inicimin e procedurave të hetimit të rasteve kundër abuzuesve të supozuar.

“Presim që kësaj çështjeje t’i jepet prioriteti më i lartë dhe drejtësia të vihet në vend. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të mirëqenies sociale që të dëshmojnë ndjekjen dhe këshillimin e nevojshëm për viktimën e re dhe familjen e saj”, përfundon reagimi i misionit të OSBE-së në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat