Reagimi i vajzës së policit Vesel Veseli, pasi babai i saj u arrestua nën dyshimin për dhunim

Aktuale

Reagimi i vajzës së policit Vesel Veseli, pasi babai i saj u arrestua nën dyshimin për dhunim

Nga: E.K Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:21
Vesel Veseli

Polici Vesel Veseli është i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje e cila kishte kërkuar ndihmë në polici pas ngacmimeve nga një prej profesorëve të saj. Veseli duke shfrytëzuar poziten e tij kishte abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatëzënë, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

Polici hetues, sot gjatë ditës doli para drejtësisë, ku edhe iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Rasti i 50’vjeçarit ka tronditur më së shumti katër fëmijët e tij, të cilët nuk ishin në dijeni për veprat e babait.

E pyetur nga mediat për rastin, vajza e tronditur e nën lot nuk ka pranuar të flas asnjë fjalë. Ndësa shoku i Policit të dyshuar ka thënë se rasti është i montuar dhe se e vërteta së shpejti do të dal në shesh.

Ndërkohë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj policit Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunimin e një të miture për një kohë të gjatë, e më pas detyrimin për abort.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat