Flet avokati i gjinekologut – i përfshirë në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi

Aktuale

Flet avokati i gjinekologut – i përfshirë në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 20:54
Avokati & Gjinekologu

Haxhi Millaku i cili është avokat i doktorit Fehmi Ahmeti, që u arrestua pak më parë nga Inspektorati i Policisë nën dyshimin se i kishte kryer abortin një vajze të mitur, ka thënë se vajza në kohën kritike ka qenë e moshës madhore.

Millaku ka thënë se është me rëndësi që të theksohet se vajza kur e ka kryer abortin i ka pasur të mbushura 18 vjet e shtatë muaj.

“Diku rreth orës 15:00 jam njoftuar prej Fehmi Ahmetit personalisht, i cili ka kërkuar që ta asistoi atë gjatë marrjes në pyetje nga Policia”.

“Është me rëndësi që të theksohet për opinionin se me datë 15.01.2019 vajza ka pasur kontaktin e parë me gjinekologun. Pra në atë kohë vajza ka pasur të mbushura 18 vjet e shtatë muaj”.

“Nuk qëndrojnë pretendimet se ajo ishte e mitur dhe abortoi pa dëshirën e saj”.

“Për fat të keq Fehmi Ahmetit sot i është kufizuar liria nga Inspektorati i Policisë. Ata nuk e kanë të drejtën ta intervistojnë të doktorin pa autorizim”.

“Doktori ka vepruar komfort dispozitave ligjore pasi që edhe koha e shtatëzënisë së saj ka qenë gashtë deri në shtatë javë”, ka thënë Millaku për Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat