Gjermania ia tregon vendin Serbisë: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, ndalni lobimin kundër saj nëse doni të hyni në BE - Bota Sot
Gjermania ia tregon vendin Serbisë: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, ndalni lobimin kundër saj nëse doni të hyni në BE

Aktuale

Gjermania ia tregon vendin Serbisë: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, ndalni lobimin kundër saj nëse doni të hyni në BE

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 22:20
Ambasadori Christoph Heusgen i Gjermanise

(E plotësuar) - Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sot ka kërkuar nga Kosova që ta heq taksën daj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës sepse kjo sipas tij nuk është në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian.

Ai po ashtu ka folur rreth idesë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për krijimin e tregut të përbashkët të lirë në Ballkanin Perëndimor që do të nënkuptonte që edhe produktet e Kosovës do të hynin në Serbi. Mirëpo ai ka thënë po ashtu se Ivica Daçiq duhet të ndalojë lobimin kundër njohjes së pavarësisë, së pakthyeshme të Kosovës. Madje është shprehur i habitur me Serbinë se si po bën veprime që janë në kundërshtim me atë që ajo kërkon – anëtarësimin në BE.

“Nuk e kuptoj logjikën e juaj, kam menduar që Serbia do të bashkohet me BE-në”, ka thënë ai duke iu drejtuar përfaqësuesit të Serbisë në OKB.

***

ShBA e përsërit edhe në OKB: Të hiqet tarifa ndaj produkteve serbe 

Image

Jonathan Cohen ka thënë se duhet të përmisohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shprehur besimin e tij se një marrëveshje do të arrihet gjatë këtij viti.

Sipas tij, heqja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovines do të përmisonte raporte dukshëm me këto shtete.

“Ne te gjithë i mirënjohim faktet se UNMIK-u ka përmbushë obligimin e vetë dhe përmes ekipit të Kombeve të Bashkuara mund të bëhet punë tjetër por jo përmes UNMIK-ut. Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në vitin 2019, ata duhet të jenë në përputhje me të gjitha prioritetet e tyre, duhet të bëjnë hapa përpara. Anulimi i tarifave për Serbinë dhe Bosnjën, normalizimi i marrëdhënjieve duhet të jetë priopritet tek të gjitha shtetet”, ka thënë ai.

***

Çitaku i kundërpërgjigjet fuqishëm Daçiqit për UÇK-në dhe e lë atë pa fjalë

 Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është duke u raportuar për Kosovën.

Në raportin e tij, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, akuzoi ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për krimet ndaj shqiptarëve dhe serbëve.

Mirëpo, pas kësaj ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo i ka thënë Daçiqit se e gjithë bora e din se të gjitha luftërat e ish-Jugosllavisë janë kryer në sytë e të gjithëve.

“Luftërat e ish-Jugosllavisë janë kryer në sytë e të gjithëve….. dhe ka vetëm një adresë dhe ajo është Beogradi. UÇK nuk ishte kriminele, por ka qenë një forcë e cila është themeluar nga burra e gra të reja për ta luftuar Millosheviqin.

***

Çitaku në KS të OKB-së thotë se Serbia është ajo që po e kushtëzon Kosovën në dialog

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kritikuar Serbinë për qasjen e saj ndaj Kosovës.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në raportin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka thënë se është Serbia ajo e cila po vë pengesa në dialog.

Ambasadorja Çitaku ka thënë se edhe sikur Kosova ta heq taksën është Serbia ajo e cila do të gjente përsëri ndonjë pengesë apo arsyetim që të mos vazhdohet dialogu dy palësh.

Tutje ambasadorja Çitaku në raportin e saj ka thënë se është Kosova ajo e cila do të ishte dashur qysh në fillim që të kushtëzonte këtë dialog, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“…Tani ata po e kushtëzojnë dialogun me taksën. Vendimi për taksën nuk ka qenë vendim i lehtë për ne. Tarifa ishin në reagim të fushatave agresive dhe brutale të Serbisë ndaj Kosovës. Nuk mundet që një shtet ta mbajë një dorë që ta shkatërroj shtetin tonë dhe dorën tjetër sikur janë për normalziminin e marrëdhënieve të mira me shtetin tonë….. asnjë produkt i cili ka pasur brendin e Kosovës nuk ka mundur që të kaloj në Serbi, atëherë pse Kosova të mos ia bëj këtë Serbisë… tarifat nuk janë problem por është vetëm një arsyetim që ata të mos ulen dhe të mos bisedojnë… tarifa nuk është ndonjë dëm ekonomik për Serbinë, sepse Serbia shet armë në botë madje edhe ne vendet që e kanë vendosur embargon. Serbia në Kosovë shet vetëm ëmbëlsira….Të gjitha arsyetimet dhe vonesat nuk e ndryshojnë faktin se Kosova është një shtet i pavarur dhe se dialogu nuk mund të kushtëzohet me arsye të tilla sepse Kosova është ajo e cila do të mund të kushtëzonte këtë dialog. Ne kemi 20 mijë arsye për secilën grua që është dhunua në luftë për të mos e vazhduar ky dialog…….. por Kosova asnjë herë edhe përkundër të gjitha këtyre nuk e ka kushtëzuar procesin e dialogut sepse ndërtimi i Kosovës për paqe de prosperitet në rajon, është në bazë të asaj që është ndërtuar….. ne dëgjuam edhe përpjekje për të rishkruar historinë… ne nuk dëgjuam pendim për të gjithë masakrat që janë kryer në Reçak….”, ka thënë ndër të tjerash në fjalimin e saj ambasadorja Çitaku.

Ajo ka akuzuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“….. edhe nëse Qeveria e Kosovës e suspendon sot tarifën Serbia do të gjej edhe një tjetër arsyetim për ta penguar këtë proces. Cili është arsyetimi i tyre për moszbatimi i marrëveshjeve që janë arritur…. çfarë arsyetimi kanë,… deri në atë ditë kur Serbia e njeh Kosovën si të barabartë dhe të pavarur, kjo botë do t ë vazhdojë të jetë pjesë e kësaj ngjarje..”, ka thënë ndër të tjerash ambasadorja Çitaku.

Ajo në fjalimin e saj ka theksuar edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Statutin e “Trepçës”.

Çitaku ka thënë se reagimi i Serbisë për këto dy çështje ka qenë absurd.

“Së pari më pak se dy muaj më parë ne ishim mbledhur këtu për të adresuar një vendim kur ne themeluam Ushtrinë tonë. Vendimi për të themeluar armatën ishte i ligjshëm dhe kjo ishte thjeshtë kontribut i Kosovës që të jetë pjesë e armatës veri-atlantike… është moment vendimtar për ne që të pozicionohemi te kontribuuesi i sigurisë…..”, ka thënë Çitaku.

Sa i përket Statutit të Trepçës, Çitaku ka thënë se ka kaluar koha kur për resurset e Kosovës ka marrë vendim Beogradi dh e theksoi se Kosova nuk diskuton me Serbinë për asnjë resurs të saj.

“….. reagimi i Beogradit për Trepçën ka shpalosur qasjen e vërtetë që Serbia e ka kundër Kosovës. Kosova nuk bisedon me Serbinë për Trepçën dhe për asnjë resurs tjetër. Koha kur për resurset e Kosovës u vendosën nga Serbia ka kaluar shumë kohë…..”, ka deklaruar Çitaku. 

***

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nisur sonte seancën e rregullt në Nju Jork mbi raportin e punës së UNMIK-ut për periudhën 16 tetor 2018 deri më 15 janar 2019, të cilin e prezantoi shefi i këtij misioni, Zahir Tanin.

Në këtë seancë ka folur edhe Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA.

Ajo është shprehur e nderuar të jetë në dhomën e Kombeve të Bashkuara për shkak të respektit dhe vlerësimit që ka për të.

Pjesa e parë e fjalimit të Vlora Çitakut: 

“Kosova nuk është një temë e re për këtë dhomë. Për shumë njerëz në botë ishte lufta e viteve të 90-ta, ajo që e solli Kosovën në vëmendjen tuaj, por lufta nuk ishte përvojë e izoluar për popullin tim”, tha Çitaku.

“Gjithësesi, vitet e gjata të shtypjes, shfrytëzimit, vitet kur neve na është mohuar e drejta jonë elementare. Nuk kemi pasur të drejtë të lexojmë e shkruajmë në shkolla, e as të këndojmë në rrugë”.

“Vitet e heshtura nën zhurmën e armëve të Serbisë, vuajtje që përfunduan pikërisht kur pararendësit e juaj, të ulur këtu, para 20 viteve më dhanë zë mua dhe vendit tim”.

“Vendi ynë u ngrit nga pluhuri i luftës dhe ishte pikërisht ambasada e Kombeve të Bashkuara që na ndihmoi të rritemi, kjo dhomë ka ofruar udhëzime dhe ka ndërmjetësuar debate të shëndosha për të ardhmen dhe ndërtimin e Kosovës”.

“Zonja dhe zotërinj, me gjitha këto fakte dke i marrë parasysh, iu adresohem juve me korrektësi dhe nder. Dhe them, seriozisht pse jemi mbledhur këtu sot? Dhe atë, për herë të tretë brenda 4 muajsh dhe po flasim për Kosovën”.

“Është e pabesueshme që ky Këshill ka mbledhur sesione më shumë për Kosovën sesa Sirinë, Jemenin ose Venezuelën”.

“Kjo dhomë tashmë është shndërruar në një teatër, një vend ku Serbia i tregon prralla botës, madje të shpikura që as vet nuk iu besojnë”.

“Kjo dhomë po keqpërdoret për konsum të brendshëm. UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë, madje as mandat për ta ushtuar rolin e saj”.

“Këto obsesione kanë humbur sensin. Kjo që po ndodh këtu tregon se Serbia nuk është e sinqertë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si komb i lirë”.

“11 vite më parë, mu këtë muaj, një Republikë e re lindi në Evropë dhe Kosova, as sot dhe as nesër, dhe as kurrë nuk do të negocioj shtetësinë e pavarësinë”.

“Ne jemi të gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive si fqinj, si të barabartë, por mu këtu qëndron problemi. Serbia vazhdimisht kundërshton idenë që Kosova është e barabartë, prandaj edhe kërkojnë drama të panevojshme”.

“Ata kanë një refuzim tejet këmbëngulës për tna pranuar se jemi të barabartë, por fundja është problem i tyre. Unë nuk e kuptoj pse duhet të mbledhemi kaq shpesh dhe të diskutojmë për një univers paralel që ka krijuar Serbia dhe jeton vetëm në të”.

***

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq tha se vendimi i Prishtinës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe është politik.

Ai në fjalimin e tij në KS të OKB-së, tha se vendosja e kësaj takse është e ‘palogjikshme’, ndërkohë që Serbia është përmbajtur nga aktet e njëanshme për shkak të mos themelimit të asociacionit serb dhe vendimit të Kosovës rreth statutit të Trepçës.

“Vendimi për taksën është i motivuar politikisht dhe ka penguar vazhdimin e dialogut. Serbia beson se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”, tha Daçiq.

Duke folur për rishqyrtimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, shefi i diplomacisë serbe tha se stafi i këtij misioni së fundi është reduktuar së bashku me buxhetin e tij, duke kërkuar nga vendet e OKB-së që të mos nguten me rishqyrtimin e vendimit rreth këtij misioni në Kosovë.

Ai ndërkaq ka rikujtuar se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka akuzuar UNMIK-un se po shkruan raporte të shpikura, duke akuzuar edhe BE-në se ka ngulfatur dhe mbytur procesin e dialogut.

Daçiq përsëriti se Serbia është për vazhdimin e dialogut, por sipas tij kjo do të ndodhë vetëm kur Prishtina të heqë taksën. “Është koha për një paqe të qëndrueshme mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha ai.

Ai ka thënë se i mbështesin akuzat e Gjykatës Speciale dhe presim që akuzat të behën zyrtare sa më shpejtë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Serbia ka paguar 750 milionë dollarë dhe do të paguaj edhe mbi 200 milionë dollarë në emër të borxhit që kishin marrë për Trepçën.

“Ne jemi të përkushtuar në dialog, por ne këtë do ta bëjmë pas vendimit që do të marr Prishtina për heqjen e taksës. Ne i përshëndesim të gjitha shtet që kanë kërkuar heqjen e taksës, por ne kërkojmë që të bëhet më tej presion për heqjen e taksës. Ne nuk do të vazhdojmë dialogun pa hequr taksën. Ne jemi të vendosur që çështja të zgjidhet përmes dialogut, duke e ndjekur kursin e paqes dhe kërkojmë që edhe pala tjetër të përmbahet nga provokimet”.

Image

Ka filluar mbledhja e KS të OKB-së, po flet Vlora Çitaku

Në New York ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, siq është paralajmëruar, të pranishmëve në emër të Kosovës iu është drejtuar dhe po vazhdon të flet ambasadorja jonë në SHBA, Vlora Çitaku.

Pritet të flas edhe Daçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...