Haziri: Veseli ditën është me Ramushin, në mesditë me Hashimin e natën me Uranin

Aktuale

Haziri: Veseli ditën është me Ramushin, në mesditë me Hashimin e natën me Uranin

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 23:56
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadi Veselin. Ai ka thënë se Veseli nuk ka qëndrime konkrete për proceset që po zhvillohen në Kosovë.

Haziri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 ka thënë Kadri Veseli gjatë tërë ditës ka takime dhe agjenda të ndryshme.

Sipas Hazirit i pari i PDK’së brenda një ditë ka tri takime të ndryshme.

“Kadri Veseli ditën është me Ramush Haradinajn. Në mesditë është me Hashim Thaçin, e në mbrëmje krejt është me Uran Ismailin nëpër spitale”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se kjo tregon se sa mund t’i besohet Veselit për të qenë pjesë e qeverisë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat