Pacolli reagon kundër fjalimit të Daçiqit në KS të OKB-së

Aktuale

Pacolli reagon kundër fjalimit të Daçiqit në KS të OKB-së

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 00:17
Ivica Dacic dhe Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas fjalimit të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, në KS të OKB-së.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacilli, ka reaguar pas fjalimit të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Daçiq në fjalimin e tij, akuzoi UÇK-në se kinse ka kryer krime ndaj shqiptarëve, serbëve e komuniteteve të tjera në Kosovë.

Pacolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është e pakuptimt që një politikan si Daçiq të flas në një dhomë pa u skuqur para diplomatëve të respektuar të vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Reagimi i plotë i Pacollit:

Përgjatë viteve e dekadave kemi parë debatin global në lidhje me demokratizimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Sidoqoftë, kur shoh ish zëdhënësin të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, sot Ministër në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daciq, të flasë gjërë e gjatë dhe pa u skuqur para diplomatëve të respektuar të vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shtroj dilemëm, se a përfshinë demokratizimi i instancave globale, edhe krijimin e hapësirës për figura me sfond kriminal e shovenist, sikurse është Daçiq.

Pra si ka mundësi, që në një dhomë diplomatike, të flasin përfaqësues të një regjimi kriminal, të një shteti përgjegjës për disa luftëra në Ballkan, para përfaqësuesve të vendeve që mundësuan paqe e stabilitet, dhe me të drejtë përkrahen pavarësinë tonë!

A është kjo demokraci apo defekt i këtij sistemi universal!?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat