Fajësoi vajzën për veshje provokatikve: Imami nga Drenica i reagon imamit Bedri Bytyqi

Aktuale

Fajësoi vajzën për veshje provokatikve: Imami nga Drenica i reagon imamit Bedri Bytyqi

Nga: N.Sh Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:32
Bedri Bytyqi dhe Osman Musliu

Imami nga Drenica, Osman Musliu, ka reaguar pas deklaratës së imamim të një xhamie në Rahovec, Bedri Bytyqit.

Imami i Rahovecit, për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi ku tronditi gjithë vendin, ka thënë se edhe veshja provokative në shkollë nxënëses ka nxitur mësuesin e paedukatë që ta ngacmojë.

Pra, imami Bytyqi, ka fajësuar edhe vajzën e mitur e cila ka qenë viktimë e rastit të abuzimit dhe keqtrajtimit seksual.

“Vazhdoi e dita e marte me skandalin e policit ndaj një të miture, që erdhi si pasojë e ngacmimit seksual të mësuesit ndaj nxënëses, kjo e fundit për të kërkuar ndihmë nga polici e gjeti vetën në prehrin e tij! Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag!”, ka thënë imami Bytyqi.

Megjithatë, edhe kjo deklaratë e imamit Bytyqi tronditi mbrëmë opinionin shqiptar, pasi nuk u prit mirë.

Përveç reagimeve të shumta të bëra ndaj deklaratës së Bytyqit, ka reaguar edhe imami nga Drenica, Osman Musliu, i cili e quan “magari” fajësimin se edhe vajza ka një pjesë ta fajit përshkak të veshjes.

“M'falni ama me thanë se edhe vajza ka një pjesë të fajit për shkak të veshjes është kogja njëfarë magarie... ?

Një musliman është përgjegjës për shikimin e tij; jo të bëhet kujdestar i moralit, aq më pak, kujdestar morali ndaj femrave...”, shkruan imami Musliu, transmeton gazeta “Bota sot”.

Për skandalin e policit nga Drenasi, i cili kishte përdhunuar të miturën nga Drenasi, e para tij edhe arsimtari i saj, kurse për të përmbyllë kapitullin e përdhunimit, polici ka detyruar vajzën që të aborton fëmijën e saj pasi ka ngelur shtatzënë, gjatë ditës së enjte kanë protestuar një numër i madh i qytetarëve para stacionit kryesor të policisë në Prishtinë.

Ndërsa, sot, do të ketë një marsh në Drenas, edhe aty para stacionit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat