Thaçi nga Lutjet e Mëngjesit: Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së, të gjithë flasin me një zë për Kosovën

Aktuale

Thaçi nga Lutjet e Mëngjesit: Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së, të gjithë flasin me një zë për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:16
Hashim Thaçi dhe presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti i Republikës së Kosovës, ka publikuar një fotografi nga Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë fotografi duket presidentin amerikan në foltore, ndërsa përballë ulur shihet Thaçi, ku krahas kësaj, ka shkruar se, Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikan si dhe liderë të shteteve të ndryshme të botës.

Ai thotë se, ishte inkurajuse të konfirmohej se të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën.

“Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime”, shkruan Thaçi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.

Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.

Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime.

Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat