Ministri Malazez: Nëse Kosova dhe Serbia merren vesh për shkëmbim territoresh do e përkrahim

Aktuale

Ministri Malazez: Nëse Kosova dhe Serbia merren vesh për shkëmbim territoresh do e përkrahim

Nga: F.B. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:55
Srgjan Darmanoviç

Ministri malazez i Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviç, ka deklaruar se Mali i Zi ka rezerva në shkëmbimin e territoreve në regjion, por nëse merren vesh Kosova dhe Serbia, ne do mbështesim vendimin e tyre, transmeton “Bota sot”.

"Kemi mbështet secilin dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe dialogun aktual që është ndaluar. Ne kemi pasur rezervat tona ndaj parimit të zgjidhjes së problemeve përmes shkëmbimit të territoreve, por nëse të dy vendet pajtohen, ne vetëm na mbetet të përshëndesim pajtimin. Por duke njohur Ballkanin, kemi dyshime rreth kësaj", ka thënë ai.

Kur është fjala për Bosnje dhe Hercegovinë, ai theksoi se duhet durim dhe vendosmëri dhe shtoi se Mali i Zi mbështet këtë vend në të gjitha fazat e stabilizimit në rrugën evropiane.

Lidhur me ndikimin dhe përpjekjet e Rusisë për rritje të rolit në Ballkan ai shprehet "Rusia nuk deklarohet hapur kundër integrimeve evropiane, por mendoj se BE është një ndër shenjat e rusëve në politikën e jashtme sepse kjo është luftë gjeopolitike ku vendet nuk bashkëpunojnë para së gjithave në ekonomi”.

Ai shtoi se Rusia po angazhohet për rritje të ndikimit në secilin vend të regjionit tonë në mënyra të ndryshme, ekonomike dhe luftën hibride.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat