“Me Thaçin e Ramën shtetin e mirëqenies kombëtare s'keni për ta bërë kurrë”

Aktuale

“Me Thaçin e Ramën shtetin e mirëqenies kombëtare s'keni për ta bërë kurrë”

Nga: N.Sh Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:08
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Arbër Gashi përmes një statusi në Facebook, thotë se me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, shtetin e mirëqenies kombëtare nuk keni për ta bërë kurrë.

“Thaçi dhe Rama kanë qenë protagonist edhe në puçin ushtarak kundër rregullimit kushtetues që e impononte Kushtetuta e Kaçanikut. Atëherë dhe sot, e njëjta valle! Atëherë dhe sot, e njëjta klasë politike! Si duket, në greminë mendore kanë rënë edhe disa intelektual*, apo më mirë t'i quajmë "lavërtarë t'meseleve", të cilët po harrojnë se ai ose ajo që të tradhton njëherë, e ripërsëritë veprën e vet kurdoherë që i ofrohet mundësia apo ia kërkon interesi. Sillne e pshtillne si të doni, por me Thaçin dhe Ramën shtetin e mirëqenies kombëtare s'keni për t'a bërë kurrë”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat