Profesori Faton Kurti, njëherësh edhe kryetar i Republikanëve të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi ku ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes së demarkacionin me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Thaçi ka thënë se pas kësaj kanë ndodhur trazira, probleme gaz lotsjellës dhe demonstrime por, sipas tij, në fund marrëveshja ka qenë e drejtë.
Kurti pas kësaj thotë se, Thaçi e ka ndërmend të përdor të njëjtën strategji për ndarjen e Kosovës.
Por, kësaj herë thotë se, nuk do ta lejojnë qytetarët e Kosovës që integritetin territorial të Kosovës ta fut në pazar.
Ja reagimi i Kurtit:
PLANI DINAK I THAÇIT PËR NDARJEN / NDRYSHIMIN E KUFIRIT ME SERBINË!
Deklarata e Thaçit për Zërin e Amerikës: “Unë e kam nënshkruar edhe marrëveshjen e demarkacionit me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, pas kësaj ka patur trazira, ka patur probleme, ka patur gaz lotsjellës dhe demonstrime – por në fund marrëveshja ka qenë e “drejt“!
D.m.th. Thaçi e ka ndërmend ta përdor “dredhinë” të njëjtën strategji edhe për ndarjen e Kosovës sikurse e përdori edhe për demarkacionin me Maqedonin dhe Malin e Zi, ku Kosova humbi me mijëra hektar territor! Si atëherë edhe tash, “korrigjimi i lehtë” po rezultonë shumë i rëndë për Kosovën e vogël.
Z. Thaçi, kësaj here qytetarët e Kosovës nuk do të lejojnë më askend të fusin në pazar integritetin territorial ose të falin territor të Kosovës “PËR VIZA” apo “PËR NJOHJE TË KOSOVËS”. FK