Edhe profesori i Shkencave të Sigurisë i reagon imamit Bedri Bytyqi: Ky imam të shtinë me vjell

Aktuale

Edhe profesori i Shkencave të Sigurisë i reagon imamit Bedri Bytyqi: Ky imam të shtinë me vjell

Nga: N.Sh Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:20
Avn Islami dhe imami Bedri Bytyqi

Edhe profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami i ka reaguar imamit të një xhamie në Rahovec, Bedri Bytyqit, i cili për rastin e përdhunimit të një të miture në Denas nga profesori dhe pastaj nga një zyrtar policor e ka bë përgjegjës edhe vajzën.

Ai ka thënë se, edhe veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin e paedukatë që ta ngacmojë.

Islami e quan pseudo imam, Bytyqin, ndërsa shton se të vjen me vjell nga ai.

Ai thotë se, imami Bytyqi nuk e përfaqëson islamin, andaj bën thirrje që të largohet nga shtëpia e Zotit.

“Një deklaratë i një pseudo Imami, një turp i BIK-ut, tha: Përgjegjës për dhunim e abuzim seksual ishte vajza, sepse ajo ishe veshur në mënyrë "Provokative". Ky i ashtuquajtur Imam, të shtinë me vjell, ky nuk e përfaqëson Islamin i cili mi mësoi vlerat ma të nalta të civilizimit njerëzorë, ky Islam që mue ma mësoi kodin e ; moralit e të mirësjelljes. Ky Imam mundet me kanë gjithçka vetëm Imam jo. BIK, largoi nga shtëpitë e Zotit këta të pa fe”, shkruan Islami, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat