Haradinaj mbledh ministrat e dikastereve, të cilëve u shërbenin ata që abuzuan me të miturën

Aktuale

Haradinaj mbledh ministrat e dikastereve, të cilëve u shërbenin ata që abuzuan me të miturën

Nga: K.M Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:28
Foto nga takimi

Në një njoftim nga zyra e kryeministrit thuhet se sot I pari I qeverisë I ka mbledhur në takim Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Arsimit, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Kryeshefen e Inspektoratit Policor, Kryeinspektorin e Arsimit nga të cilët ka kërkuar që deri në detaje të merren me rastin tragjik për të miturën nga Drenasi.

Ky është njoftimi i qeverisë

Sot, kam pritur në takim pune Ministrin e Brendshëm Ekrem Mustafa, Ministrin e Arsimit, Shyqeri Bytyqi, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj, Kryeshefen e Inspektoratit Policor Miradie Kelmendi dhe Kryeinspektorin e Arsimit Defrim Gashi, nga të cilët kërkova që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi. 
Institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit.

Rasti i abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit.

Njëkohësisht, kërkoj nga të gjitha mekanizmat institucional dhe shoqëror, që të bashkërendojnë politikat dhe aktivitetet, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla në të ardhmen.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat