Një muaj paraburgim për policin në rastin e të miturës, Prokuroria jep detajet e seancës

Aktuale

Një muaj paraburgim për policin në rastin e të miturës, Prokuroria jep detajet e seancës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Vesel Veseli

Ka përfunduar sot seanca dëgjimore ndaj hetuesit policor, Vesel Veselit, i dyshuar për keqpërdorim dhe abuzim seksual ndaj të miturës nga Drenasi.

Zëvendëskryeprokurori Ibrahim Berisha, ka bërë të ditur se Vesel Veseli deri tani nuk ka pranuar asnjë vepër të kryer për të cilat dyshohet se kreu në cilësinë e hetuesit policor ndaj të miturës 16 vjeçare, ndërsa ndaj tij është marr masa e paraburgimit për një muaj.

Berisha në prononcimin e tij për klankosova.tv, ka apeluar të sigurohen të dhëna të sakta raportimi në lidhje me rastin pasi siç thotë ai ”për shkak se nga raportimet e devijuara po dëmtohen hetimet për të zbardhur rastin”, lidhur me ngjarjen.

Ngjarja e 16 vjeçares nuk përfundonte me kaq, dyshohet se atë hetuesi policor në vend që t’i ofronte ndihmë për të zbardhur rastin e dhunimit nga profesori, ai pas keqtrajtimit seksual e la shtatzënë dhe e detyroi të kryente abort në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat