Hoti: Ne nuk mund të “manovrojmë” me procesin e dialogut

Aktuale

Hoti: Ne nuk mund të “manovrojmë” me procesin e dialogut

Nga: A.M. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Avdullah Hoti

Pas një deklarate të përbashkët të ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qytetarët e Kosovës duan transparencë lidhur me dialogun me Serbinë, që është sugjerim edhe i dy ambasadorëve të SHBA.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës duan transparencë lidhur me dialogun me Serbinë, që është sygjerim edhe i dy ambasadorëve të SHBA-së, në Prishtinë e Beograd.

Është e pa pranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi. Kjo qasje e Presidentit u pa edhe sot në konferencën për medie.

Ne nuk mund të "manovrojmë" me procesin e dialogut. Ne duhet të jemi të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët tanë për pozicionin tonë në dialogun me Serbinë.

E para, Kosova duhet të dialogojë dhe do të dialogojë, sepse nuk ka alternativë tjetër. Gjuha që nxitë konflikte duhet të hiqet nga diskursi jonë.

E dyta, Kosova tokë me nda nuk ka, Kosova nuk e rishikon shtetësinë e vetë dhe Kosova nuk e defunksionalizon shtetin e vetë me aranzhime të brendshme në baza etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat