Abdullahu i reagon Izmakut: Me këtë qasje shkohet gjithkund, por jo në Evropë

Aktuale

Abdullahu i reagon Izmakut: Me këtë qasje shkohet gjithkund, por jo në Evropë

Nga: N.H Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:48
Faton Abdullahu

Këshilltari i ish kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, konsideron rasti i Drenasit të bëhet e madhe, shumë e madhe që bota ta marr vesh.

Sipas Abdullahut, vetëm duke e bërë të madhe dhe të njohur një rast si ky në Drenas, trimërojmë moralin dhe vetëdijen kolektive për të denoncuar.

Ndryshe, deputetja e PDK-së Xhevahira Izmaku, në debatin e sotëm parlamentar, ku po flitet për abuzimin e 16-vjeçares nga Drenasi prej mësuesit dhe policit, ka thënë se po lëkundet besimi në policinë dhe se nuk është dashur të sillet rasti në Kuvend para se të diskutohet mbyllur në Komision e para së të mbyllet si rast.

Ja postimi i tij në Facebook:

Deputetja që nuk e kupton rastin e Drenasit

Krejt bota duhet ta marr vesh zonja deputete. Duhet të bëhet e madhe, shumë e madhe. Raste të tilla ndodhin gjithkund ndodhin edhe tek ne. Dallimi është se ne nuk e bëjmë të madhe duke i mbular rastet e tilla nga frika se kjo na bën me marre.

Vetëm duke e bërë të madhe dhe të njohur një rast si ky në Drenas ne e trimërojmë moralin dhe vetëdijen kolektive për të denoncuar, për të mos pasur frikë nga ata që bëjnë të pabëra. Në vendet tjera në Francë dhe në Evropë ndodhin gjëra edhe më të zeza konstaton pa të drejtë deputetja.

Krijohet përshtypja e tillë e nderuar sepse atje rastet denoncohen dhe për to thuhet e shkruhet hapur dhe në fund keqbërësit dënohen. E tek ne jo. Me këtë qasje të deputetës shkohet gjithkund por jo në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat