Kërkohet nga Këshilli Gjyqësor që rasti i 16 vjeçares të kalon në Gjykatën Themelore të Ferizajt

Aktuale

Kërkohet nga Këshilli Gjyqësor që rasti i 16 vjeçares të kalon në Gjykatën Themelore të Ferizajt

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 18:22
Gjykata Themelore të Ferizajt

Rrjeti i OJQ-ve AVONET kanë shpreh shqetësimin për rastin e të miturës së keqpërdorur seksualisht në Drenas.

Sipas tyre, institucionet e Republikës së Kosovës nuk po tregojnë përgjegjësi në detyrat që kanë zyrtarët e institucioneve.

AVONET i mbështet plotësisht të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Ngjarja e raportuar lidhur me abuzimin e vajzës së mitur në Drenas nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë.

Institucionet dhe gjithë mekanizmat e tjerë të drejtësisë duhet të veprojë me profesionalizëm dhe të reagojnë me shpejtësinë më të mundur për të vënë drejtësinë në vend.

Rasti i 16 vjeçares në Drenas tregon se si një mësues nuk ka për qëllim mësimdhënien, por ngacmimin dhe shantazhen, kur një zyrtar i Policisës së Kosovë nuk tregon përgjegjësi për detyrat e tij, që keqpërdor detyren dhe humbë besimin e institucioneve, mjek që shpesh herë janë shpresa e vetme e jetës së njeriut. AVONET, konsideron se institucionet e Republikës së Kosovë duhet të jenë përgjegjëse, llogaridhënëse ndaj qytetarëve dhe përgjegjës për detyrat që kanë.

AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci që të merr masa si për udheheqësit e shkollës dhe ta bëjë shkarkimin e drejtorit të arsimit, po ashtu kërkojmë nga drejtori i përgjithshëm të Policisë se Kosovës z. Rashit Qalaj të merr masa ndaj komandantit të Stacionit Policor të Drenasit dhe eprorit të tij dhe kërkojmë nga Këshilli Gjyqësore i Kosovës që lënda e 16 vjeçarës të kalon si proces gjyqësor në Gjykatën Themelore të Ferizajt, kjo gjykatë ka treguar rezultat dhe ka vendos si proritet lëndët e dhunës, ngacmimit, ky institucion ka dënuar shumë persona me burg efektiv dhe ka treguar performancë të lartë në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat