Ambasadorët amerikanë bëjnë thirrje t’i jepet mundësi paqes së qëndrueshme

Aktuale

Ambasadorët amerikanë bëjnë thirrje t’i jepet mundësi paqes së qëndrueshme

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 18:26
Philip Kosnett dhe Kyle Scott

Ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, Philip Kosnett dhe Kyle Scott, përmes një postimi në Twitter kanë bërë thirrje që të shfrytëzohet mundësia e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që t’i jepet shpresë paqes së qëndrueshme.

“Hapat e fundit nga Beogradi dhe Prishtina, që ngrenë tensionet, duhet të ndalen për t’i dhënë shpresë paqes së qëndrueshme, prosperitetit dhe drejtësisë në rajon... Dëshirojmë ta shfrytëzoni këtë mundësi, pasi ju rrezikoni të humbni mundësinë më të mirë të një brezi”, shkruhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat