Vjen një reagim nga Ministria e Mbrojtjesas pas arrestimit të ushtarit të FSK-së për ngacmim seksual

Aktuale

Vjen një reagim nga Ministria e Mbrojtjesas pas arrestimit të ushtarit të FSK-së për ngacmim seksual

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 22:33
Ministria e Mbrojtjes

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës 15 vjeçare. Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar se i dyshuari M.S është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Për këtë rast ka reaguar zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, duke thënë se një rast i tillë është i papranueshëm i dënueshëm dhe i patolerueshëm.

Ramadani  në postimin e tij në Facebook ka thënë se deri te vendimi gjyqësor do të merren të gjitha masat ligjore.

“Me indinjim dhe keqardhje mësova mbi dyshimet që një pjesëtar i FSK-së ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare. Kjo është e papranueshme, e dënueshme dhe e patolerueshme”.

 Ramadani  tutje ka thënë se ky rast i dyshuar nuk përfaqëson shpirtin dhe integritetin e Forcës se Sigurisë së Kosovës.

“Shpreh keqardhjen më të thellë për të dëmtuarën dhe familjen. Gjithçka mbetet në dorën e drejtësisë dhe, në rast të vërtetimit të dyshimeve, inkurajoj gjyqësorin të ndërmerr veprimet më meritore në ndëshkim. Deri në vendimin gjyqësor, të gjitha masat ligjore do të zbatohen”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, rreth orës 17:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat