Donika Kadaj: Hashim Thaçi po manipulon me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

Aktuale

Donika Kadaj: Hashim Thaçi po manipulon me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

Nga: K.M Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:17
Deputetja e AAK-së Donika Kadaj

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi lidhje me temën me aktuale në vend, atë të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku si pjesë e zgjidhjes promovohet të jetë edhe korrigjimi i kufirit, ka thënë se ne jemi kundër lojërave me kufinjë dhe se presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi thjeshtë po tallet me qytetarët e atyre tri komunave të banuara me shqiptarë etnik.

“E kemi thënë disa herë , AAK është kundër lojërave me kufinj. Është jashtëzakonisht qesharake mënyra se si po manovron Presidenti me shpresën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Kjo lojë në masë të madhe është mashtrim, sepse që të gjithë e dimë se Serbia nuk është e interesuar t’i shoh bashkë shqiptarët. Kjo është lojë tipike e z. Thaçit dhe bëjmë mirë nëse nuk përfshihemi në të. Ne nuk kemi as njohje reciproke. Aktualisht, më i rëndësishëm është fokusi në forcimin e Kosovës”, ka thënë deputetja Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat