Veseli shpreh ngushëllime  për shkrimtarin, skenaristin dhe publicistin e njohur Kiço Blushi

Aktuale

Veseli shpreh ngushëllime  për shkrimtarin, skenaristin dhe publicistin e njohur Kiço Blushi

Nga: Z.B Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:39
Kadri Veseli

Kryeparlamentari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në “Facebook”,ka shkruar për ndarjen nga jeta e shkrimtarit dhe skenaristit publicistit të njohur Kiço Blushi, përcjell Bota Sot.

Ai tha se Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare. Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë.
 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat