Vuçiq në Bujanoc kërkoi falje që nuk din asnjë fjalë shqip. Kurse Thaçi ta “k’put” serbishtën bile edhe rusishtën..

Aktuale

Vuçiq në Bujanoc kërkoi falje që nuk din asnjë fjalë shqip. Kurse Thaçi ta “k’put” serbishtën bile edhe rusishtën..

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Vuçiq në Bujanoc

Bujanoc, 9 shkurt -Gjatë vizitës se djeshme në Bujanoc, gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jone” ka zbuluar një element të Aleksandër Vuçiqi nuk e flet asnjë fjalë në gjuhën shqipe, gjë kjo që i mungon për ta kompletuar si një president i vërtetë i qytetarëve të Serbisë. Këtë dukuri e kanë vërejtur edhe mediat serbe.

Është fjala se ai nuk flet asnjë fjalë në gjuhën shqipe edhe pse flitet në mediat serbe se ai është nip i Kosovës, që ka për babë Fahri Musliun e RTK-së.

“Ai (Vuçiqi) e ka falemderuar gazetaren shqiptare që flet shkëlqyshëm sërbisht, me c’rast ka konstatuar se atij i vjen turp që nuk e di asnjë fjal shqip. ..” ka rapotuar Tanjug duke cituar fjalë të Vucicit në Bujanoc, i cili iu ka kërkuar falje shqiptarëve, sipas të cilit ndjehet i turpëruar që nuk e din  shqipen. (“On je pohvalio albansku novinarku što odlično govori srpski, rekavši da je to konstatovao zato što je njega sramota što ne zna ni reči albanskog.”) transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Por, presidenti i Kosovës edhe nëse do të shkonte në Veri të Kosovës apo në Krime të Rusisë, nuk ka me cka të turpërohet, sepse Hashim Thaçi ta “këput” sërbishtën , bile edhe rusishtën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat