Drenori: Vendimi i Gjykatës Themelore, duhet të reflektoj me dorëheqje

Aktuale

Drenori: Vendimi i Gjykatës Themelore, duhet të reflektoj me dorëheqje

Nga: Z.B Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:28
Xhavit Drenori

Xhavit Drenori, asamblist opozitar në komunën e Drenasit ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Themelore për masën e paraburgimit një mujor për mësuesin, përcjell Bota sot.
Drenori shkruan se, ky vendim në fjalë duhet të reflektojë me dy dorëheqje.

Ndërsa sot Gjykata Themelore ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.XH për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 nën paragrafi 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë nga neni 240 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Postimi  i plotë:

Edhe një arsye më shumë që Drejtori i DKA-së në komunën e Drenasit, ose duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet.
Bashkë më të, edhe drejtori i Gjimnazit.

Nëse kjo nuk ndodhë deri të hënën, do të organizohmë mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët nga dita e martë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat