Kërkoi arrestimin e Hoxhës, ofendohet rëndë Kryeziu në Facebook

Aktuale

Kërkoi arrestimin e Hoxhës, ofendohet rëndë Kryeziu në Facebook

Nga: A.ZH Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:21
Ismet Kryeziu, Bedri Bytyqi

Drejtori i Institutit Demokratik Ismet Kryeziu, ka marrë shumë komente negative, pasi ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të arrestojnë hoxhën Bedri Bytyqi, për deklarata fajësuese lidhur me rastin e abuzimit të një të miture në Drenas.

Kryeziu dje në një postim në Facebook, kishte thënë se paraqitja publike e hoxhës Bytyqi dhe fajësimi i viktimës së këtij rasti për veshje provokative “është nxitje dhe stimulim për përdhunues seksual.”

Por, ai ka marrë shumë komente negative dhe fyese në rrjetet sociale, përcjell Bota sot.

Kryeziu teksa ka publikuar disa prej tyre, ka thënë se mendësia në Kosovë në masë të madhe, është e njëjtë me veprimin e përdhunuesve seksual.

Sipas tij, komentuesit me gjini të ndryshme, po mundohen që ta arsyetojnë përdhunimin, derisa fajësojnë një fëmijë për dhunimin.

Në disa prej komenteve, Kryeziu është quajtur “gomar” e “m*t”.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Lexoni disa nga 170 komentet

Mendesia e jone ne mase te madhe eshte e njejte me veprimin e perdhunuesve seksual. Me shume se e dhimbshme.

Qindra komente nga shtresa e gjini te ndryshme, se paku me nje arsye mundohen ta arsyetojne perdhunimin. Ata fajesojne nje femije dhe arsyetojne perdhunimin si pasoje e veshjes apo e vetedeshires se nje femije te moshes 15-16 vjeçare.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat