Suspendohet një asistent në mjekësi, ngacmoi studenten

Aktuale

Suspendohet një asistent në mjekësi, ngacmoi studenten

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

I njëjti i kishte shkruar një studenteje dhe ia kishte uruar një festë. Dëshmitë për këtë studentja i kishte deponuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Inspektorat.“Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka marrë vendim për të suspenduar asistentin e angazhuar Kujtim Kastratin”, thuhet në përgjigjen e Fakultetit të Mjekësisë.

Ngacmimi i studentes kishte ndodhur në fund të vitit të kaluar derisa rasti ishte denoncuar te dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu.

Dekanja nuk ka dashur të komentojë rastin duke kthyer përgjigje se është e zënë.

Ndërkohë, Asistenti i angazhuar, Kujtim Kastrati, ka dhënë deklaratë në Dekanat. Është arsyetuar se gjithçka ka qenë një keqkuptim derisa studentes i ka shkuar vetëm për t’ia uruar festën e Vitit të Ri në orën 22./Gazetën Express.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat