Jeremiç: Vuçiq turret në shkatërrim dhe nuk mund të kthehet prapa

Aktuale

Jeremiç: Vuçiq turret në shkatërrim dhe nuk mund të kthehet prapa

Nga: F. B. Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:37
Vuk Jeremiç

"Vuçiq nuk mundet të kthehet prapa dhe aq të injoroj faktin se shumë njerëz ka në rrugë dhe duhet të përballet me kërkesat e tyre, Pushteti së shpejti do përballet e pakëndshëm se institucionet janë në krizë të legjitimitetit “, ka thënë Vuk Jeremiç për Tv N1, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij “liderët e opozitës mund të presin thirrjet telefonike të Vuçiqit për takim dhe dalje nga kjo situatë“.

“Mendoj se disa bisedime janë kryer, por ende nuk kemi fakte për këtë”, shtoi ai duke nënvizuar se “nuk ka marrëveshje dhe bisedime sekrete me diktatorin“.

Sipas tij, “nëse zgjedhje nuk shpallen, do të ketë një skenar të komplikuar, për çka kemi renditjen e hapave të caktuara në marrëveshjen me popullin. Kjo është etapë me rëndësi për të vendosur liri dhe normalitet në Serbi. Etapa e parë është formimi i SZS, marrëveshja ka zgjeruar frontin, ndërsa hapi i tretë ndryshimi i sistemit ekzistues autokrat”.

Jeremiç me rastin e qëndrimit në Bruksel, ku së bashku me Dragan Gjilas mori pjesë në një debat me zyrtarë evropianë, ka thënë se lidhja është një bashkëbisedues i pashmangshëm i BE-së, duke paralajmëruar takim edhe me raportuesin e BE-së për Serbi, Dejvdi Mekalister.

“Ne ishim me Gjilasin në Bruksel dhe jemi të gatshëm të nënshkruajmë aktin me të cilin Kosova  mund të bëhet pjesë e OKB-së, por edhe se jemi gati të angazhohemi në dialog me Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare që të arrihet marrëveshje dhe zgjidhje për normalizimin e rrethanave që sot nuk ekzistojnë “, ka thënë Jeremiç.

Jeremiç ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar se nuk ka zgjidhje të shpejta për Kosovën, por në muajt që vinë do të bëhen përpjekjet e fundit që të detyrohet Vuçiq të nënshkruaj marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Nuk besoj se do të ndodh. Atëherë do të kuptojnë se Vuçiq i ka gënjyer dhe me të tillët nuk ka marrëveshje, pas të cilës do ta lëshojnë nën ujë“, tha Jeremiç.

Sipas vlerësimit tij Vuçq  “pandërprerë mundohet të luaj Titon“ dhe i fol perëndimit një gjë, ndërsa rusëve një tjetër duke shtuar se gazetarët e mediave ndërkombëtare përfshirë BBC se bashkëpunëtorët e presidentit i kanë thënë se “protestat në Serbi financohen nga njësia e inteligjencës ruse“.

“Me siguri rusëve ju thotë se protestat financohen nga CIA. Këtë nuk e beson as nuk e han askush serioz. E vërteta është se protestat në Serbi financohen nga ata që marrin pjesë në to ndër to edhe Lidhja. Harxhimet janë të vogla se nuk ka autobusë nga brendia, ndërsa zërimi nuk kushton shumë“, tha Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat