Gjinekologu mund dënohet deri në kaq vite burgim, s’mori pëlqimin me shkrim për abortin e 18 vjeçares

Aktuale

Gjinekologu mund dënohet deri në kaq vite burgim, s’mori pëlqimin me shkrim për abortin e 18 vjeçares

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:06
Fehmi Ahmeti

Pos që nuk kishte licencë dhe kushte për abortim, gjinekologu Fehmi Ahmeti, s’kishte marrë me shkrim pajtimin e 18 vjeçares për t’ia hequr fëmijën. Për këtë arsye, Prokuroria po e ndjek gjinekologun, i cili u përfshi në skandalin e vajzës nga Drenasi. Ndaj tij, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Më 15 janar të vitit të kaluar, A. G nga Drenasi kishte marrë rrugë për në ordinancën private “Kestrina”, në pronësi të Fehmi Ahmetit. 18 vjeçarja i ishte drejtuar ordinancës së Ahmetit për të ndërprerë shtatzëninë. 

Po, atë ditë ajo e kishte kryer abortin në ordinancën e gjinekologut, por pa pëlqim me shkrim. 

Për këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak nën dyshimin  se ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë pa pëlqimin e shtatzënës, sipas Nenit 183 të Kodit Penal dhe në kundërshtim me Ligjin për ndërprerjen e shtatzanisë. 

Për këtë vepër, Ahmeti mund të dënohet në 8 vjet burg.

“Kushdo që e ndërprenë ose fillon ta ndërpresë shtatzëninë pa pëlqimin e gruas shtatzënë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, thuhet në paragrafin 2 të këtij Neni. 

E sot, Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një muaj për Ahmetin. 

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikoj tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës drejtuar mediave.

Por, përveç që Ahmeti po dyshohet se kishte kryer abortin pa pëlqimin e shtatzënës, pas inspektimeve të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë është konstatuar se ordinance në të cilën është kryer aborti është pa licencë, dhe pa kushte për të kryer abort. 

“Ju konfirmoj se inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor kanë inspektuar ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti dhe është konstatuar se ordinanca ka qenë pa licencë. 

Poashtu është konstatuar se nuk ka pasur kushte për të kryer abort”, ka deklaruar Kryeinspektorja Ardita Baraku per express.

Hetimet dhe inspektimet në ordinancën e tij po kryhen pas kryerjes së abortit të vajzës 18-vjeçare nga Drenasi, e cila po ashtu dyshohet të jetë viktimë e dhunës seksuale nga mësuesi Shkelzen Xhekaj dhe polici Vesel Veseli nga Drenasi. Ndaj këtyre të fundit, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat