Thaçi tregon a është ftuar nga Gjykata Speciale

Aktuale

Thaçi tregon a është ftuar nga Gjykata Speciale

Nga: A.SH Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas publikimit të lajmit nga mediat serbe, se ai është intervistuar fshehurazi nga Gjykata Speciale javë më parë.

Presidenti Thaçi ka demantuar median serbe “Novosti”, duke thënë se artikulli i saj është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se nëse do të ftohej nga Specialja, do të përgjigjej pa asnjë hezitim në çdo moment.

Thaçi ka deklaruar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar.

Reagimi i plotë i presidentit Thaçi:

Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe.

Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë.

Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat