Frashër Krasniqi tregon pse krejt po merren me PSD-në

Aktuale

Frashër Krasniqi tregon pse krejt po merren me PSD-në

Nga: A.ZH Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:03
Frashër Krasniqi

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, ka thurur lavde për partinë e tij në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se për dallim nga partitë e vogla që nuk e kalojnë as pragun zgjedhur e me të cilat nuk merret askush, për PSD-në, nuk ka kush që nuk po flet, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka theksuar se PSD në zgjedhjet e reja do të jetë një prej subjekteve të rëndësishme të Kosovës.

Postimi i Frashër Krasniqit:

Zakonisht, për partitë e vogla që nuk e kalojnë pragun, nuk flet askush. Askush smerret me to.

Ky nuk është rasti me PSD-në. S'ka subjekt apo analist që del e flet në TV dhe nuk merret me PSD një pjesë goxha të mirë të kohës.

PSD në fakt nuk ka me e befasu askend me rezultatin e saj zgjedhor. Sepse thellë-thellë krejt po e dijnë që kjo parti ka me qenë njëra prej subjekteve të rëndësishme të Kosovës.

Prandaj krejt po merren me të./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat