Rexhaj: Si ka arritur Nazim Bllaca të infiltrohet deri te Azem Syla?

Aktuale

Rexhaj: Si ka arritur Nazim Bllaca të infiltrohet deri te Azem Syla?

Nga: N.H Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:31
Nazim Bllaca dhe Azem Syla

Veprimtari Sali Rexhaj pyet përmes një postimi në Facebook, se si ish-agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca ka arritur të infiltrohet deri te Azem Syla, komandant i përgjithshëm i Shtabit të UÇK-së dhe Ministër i Mbrojtjes në Qeveri të Përkohshme.

Ai këtë pyetje e bëri pas publikimit të një dokumentari nga televizioni publik i Kosovës.

Sipas tij, në Kosovë edhe pas 20 vjetësh liri e pas 11 vjetësh pavarësi, gjeja e vetme e cila nuk guxon të ndodhë është hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete.

Ja postimi i tij:

Se Nazim Bllaca eshte nje njeri i ulet dhe eshte futur ne lojera me polic e agjent serb, nuk eshte gje e re. Tipa si Bllaca ka pase bukur shume. Shume nga ta edhe jane dekonspiruar gjate viteve 90. 

Po si ka arritur Bllaca te infiltrohet deri te Azem Syla, komandant i pergjitheshem i Shtabit te UÇK-es dhe Minister i Mbrojtjes ne Qeveri te Perkoheshme, kjo eshte interesant. 

Por nje gje nuk eshte e mundur se Serbia permes Bllaces i ka vrare Selim Broshin e disa punetor te SSH te Kosoves, bie fjala, se paskan qene shefa te UDB-es sipas nje emisioni dezinformues te RTK-es. 

Ne fakt Selim Broshi ka qene shef i Sigurimit Shtetror te Kosoves, dhe po te donte Serbia do ta vriste sa ishte Kosova e pushtuar gjate viteve 90. Ai jetonte ne Prishtine prej se e perjashtuan nga puna ne vitin 1987, me vendim te Millosheviqit e Rrahman Morines per shkak te protestave te serbeve ne Fushe Kosove, ku Slloba tha se:
„Serbet nuk guxon askush ti rrahe“.

Broshi i pari e me kohe e kishte zbuluar se Rrahman Morina ishte njeri i Millosheviqit dhe po punonte kunder interesave te Kosoves. Ne shume raste gjate viteve 80 u zbuluan e debuan agjent te SSH te Serbise ne Kosove. Po nga Broshi e bashkepunetoret dhe varesit e tije. 

Selim Broshin dhe disa te tjere, i kan vrare Bllaca e disa kriminel tjere te cilet vrisnin me pagese, por porosites ishin ish-bashkepunetoret e tyre, te cilet tani pas luftes kishin apetit per te bere karriere politike dhe duhej ta fshehnin te kalueren e tyre. Shumicen e tyre sot i kemi ne parlament, qeveri e borde poshte e larte. Ne te gjitha poret e institucioneve te Kosoves. 

Ne Kosove edhe pas 20 vjetesh liri e pas 11 vjetesh pavaresi, gjeja e vetme e cila nuk guxon te ndodhe eshte hapja e dosjeve te bashkepunetoreve te sherbimeve sekrete. Numeri i tyre ne Kosove ishte shume me i madhe se sa i njesive tjera federale te ish-Jugosllavise. Ne Kosove vepronin edhe bashkepunetoret e sherbimive sekrete te Serbise, Malit te Zi e Maqedonise, kryesishte permes shqiptareve te ketyre republikave te cilet vinin per te studjuar, punuar e jetuar ne Kosove, si dhe sherbimi federal dhe ai i APJ-es.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat