Çfarë kishte thënë Nazim Bllaca për Azem Sylën para MUP-it serb

Aktuale

Çfarë kishte thënë Nazim Bllaca për Azem Sylën para MUP-it serb

Nga: D.RR Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 06:51
Nazim Bllaca

Televizioni publik ka transmetuar një dokumentar ku raportohet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997.

E më datën 08 tetor 2008, Bllaca rrëfehet para prokurorit të MUP-it serb, duke thënë se Azem Syla është njeri kryesor që kontrollon Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

“Azem Syla është personi numër një, që e kontrollon tërë shërbimin informativ të Kosovës (SHIK-un)”, kishte thënë Bllaca në vitin 2008 para prokurorit serb, përcjellë “Bota sot”.

I pyetur se çfarë pozite dhe çfarë titulli ka Azem Syla, dhe se a ka lidhje me shtabin e “Rognerit” Bllaca ishte përgjigjur kështu.

“As nuk ka titull e as pozitë. Ai është sateliti, koordianori kryesor i krejt SHIK-ut. Ka lidhje me shtabin e “Rognerit””, ishte shprehur Bllaca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat