Krasniqi: Shteti t’i hap të gjitha dosjet e spiunëve, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

Aktuale

Krasniqi: Shteti t’i hap të gjitha dosjet e spiunëve, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:52
Milazim Krasniqi

Profesori univeristar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zbulimit të lidhjeve të Nazim Bllacës me BIA-n e Serbisë.

Krasniqi ka thënë se Kosova duhet ti hap gjitha dosjet e të gjithë spiunëve, pasi që vazhdimi i aktiviteteve të tyre ka vënë në rrezik ekzistencën e vendit tonë.

Më poshtë postimi i tij:

Në emisionin e RTK-së ‘Udhëve”, u zbuluan lidhjet e forta të Nazim Bllacës me shërbimet sekrete serbe. Ky zbulim tronditës tash ka hapur shumë dilema: 1. Edhe sa të tillë ka pasur të infiltruar në UÇK, në partitë politike dhe në institucionet tona e që kanë minuar luftën dhe ndërtimin e shtetit tonë? 2. Cili është bashkëpunimi i këtyre spiunëve me prezencën ndërkombëtare në Kosovë? 3. Sa kanë ndikuar këta kriminelë për ta imponuar formimin e Gjykatës Speciale? Pa i pritur përgjigjet, duhet të bëhen këto veprime:1.Të kthehen në rigjykim rastet që janë dënuar nën siglën Bllaca? 2. Duhet të njoftohet Gjykata Speciale dhe t’i kërkohet që të mos procedohet me të dhënat e mbledhura me këso rrugësh. 3. Institucionet tona shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve, sepse vazhdimi i aktiviteteve të tyre, tashmë e ka vënë në rrezik edhe ekzistencën e shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat