Babai i Arben Xheladinit akuzon Thaçin se mbrojti policët rumunë kur i biri i tij vdiq në protestën e 10 shkurtit - Bota Sot
Babai i Arben Xheladinit akuzon Thaçin se mbrojti policët rumunë kur i biri i tij vdiq në protestën e 10 shkurtit

Aktuale

Babai i Arben Xheladinit akuzon Thaçin se mbrojti policët rumunë kur i biri i tij vdiq në protestën e 10 shkurtit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Babai i Arben Xheladinit: Qeveritë tona janë në gjumë dimëror

Familjarë, miq e aktivistë të Vetëvendosjes sot kanë bërë homazhe pranë varrit të Arben Xheladinit, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje që u vra para 12 vitesh në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007.

Në këtë demonstratë, ku qytetarë e aktivistë protestuan kundër negociatave me Serbinë, humbi jetën edhe Mon Balaj, ndërsa, u lënduan dhjetëra të tjerë.

Babai i Arben Xheladinit, Shaban Xheladini tha se qeveria ende nuk e ka zbardhur rastin, në të cilin humbën jetën i biri i tij dhe Mon Balaj.

Xheladini: Qeveria është në gjumë dimëror

"Deri më tani qeveritë tona kanë rënë në gjumë dimëror dhe nuk kanë marrë kurrfarë hapi për të gjetur kriminelët që i rrahën e ushtruan dhunë në mbi 80 të rinj e të rinj, i paaftësuan për jetë katër prej tyre dhe i vranë Arbenin edhe Monin", ka thënë Xheladini.

Shaban Xheladini po ashtu tha se aktivistët e vrarë nuk i mbrojti as Hashim Thaçi.

Xheladini: Djemtë tanë nuk konsiderohet si mbrojtës të Kosovës

"Djemtë tanë nuk konsiderohet si mbrojtës të Kosovës, madje edhe ish-kryetari i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi u vu në mbrojtje të policëve rumunë, tha Arbenin e Monin nuk i ka vrarë policia rumune por i ka vrarë Lëvizja Vetëvendosje, u vu në mbrojtje të atyre që me t'u kthyer në Rumani, parlamenti rumun i dekoroi, i shpërbleu se e kanë kryer punën mirë", tha Xheladini.

Shaban Xheladini tha se i biri i tij Arbeni qysh në moshën nëntë vjeçare kur kishte parë dhunën që po ushtrohej ndaj studentëve, nuk ishte ndarë nga protestat.

Xheladini: Ka marrë pjesë në çdo tubim

"Ai më nuk është ndalur, ka marrë pjesë në çdo tubim të studentëve që çoheshin në mbrojtje të interesit të shqiptarëve të interesit të mbrojtjes së Kosovës. Në atë kohë nuk u kursye që Kosova të mos pësojë, ai gjithmonë ka qenë në ballë të protestave edhe pse ishte i vogël", ka thënë Xheladini.

Përndryshe, sot janë bërë 12 vite që nga protesta e 10 shkurtit 2007, ku humbën jetën dy persona, u lënduan dhjetëra të tjerë dhe u arrestuan disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë homazhe edhe pranë varrit të Mon Balajt në Podujevë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...