Komandanti i Iowas paralajmëron anulimin e vizitës në Kosovë, deklarohet Ministria e Mbrojtjes - Bota Sot
Komandanti i Iowas paralajmëron anulimin e vizitës në Kosovë, deklarohet Ministria e Mbrojtjes

Aktuale

Komandanti i Iowas paralajmëron anulimin e vizitës në Kosovë, deklarohet Ministria e Mbrojtjes

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 19:35
Timothy Orr

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral majori Timothy Orr ka paralajmëruar anulimin e vizitës së tij të paralajmëruar në Kosovë.

Kjo për media është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes si dhe nga presidenca e Kosovës.

Nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun nga Ministria e Mbrojtjes, është thënë se u paralajmëruar mundësia e anulimit të kësaj vizite të paraparë nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas.

“Krejt çka mund të them është se: Kemi paralajmërim për mundësinë e anulimit të vizitës së Komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës. Presim që kjo vizitë të realizohet në të ardhmen sepse këto vizita janë shumë të rëndësishme për ne”, është thënë në një përgjigje.

Tutje nga presidenca është bërë e ditur se kanë marrë një letër nga gjenerali, Rrahman Rama ku edhe janë njoftuar për anulimin e kësaj vizite të gjeneral majorit, Timothy Orr.

“Kemi marrë një letër nga gjeneral Rrahman Rama e cila na ka njoftuar për anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr”, ka thënë këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj.

Ndryshe nuk janë dhënë detaje shtesë për arsyen e anulimit të kësaj vizite, por duhet përkujtuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi kanë pasur një kërkesë të hapur ndaj Qeverisë së Kosovës për largimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë qartë se taksa do të hiqet atëherë kur Serbia të njoh Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...