Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një postim në rrjetin social „Facebook“, ka kujtuar Arbenin e Monin, përcjell Bota sot.
Pacolli ka shkruar se Arbeni dhe Moni e mijëra qytetarë të tjerë po marshonin paqësisht për sovranitet e pavarësi të plotë për Kosovën.
Ajo gjithashtu ka shkruar se ne po ecnim drejtë atë ditë, ne do të ecim drejtë gjithmonë!
Postimi i plotë:
Arbeni dhe Moni u vranë duke marshuar paqësisht atë ditë kundër padrejtësive që po i bëheshin Kosovës me Paketën e Ahtisaarit.
Arbeni dhe Moni e mijëra qytetarë të tjerë po marshonin paqësisht për sovranitet e pavarësi të plotë për Kosovën.
Ne po ecnim drejtë atë ditë, ne do të ecim drejtë gjithmonë!