Ish-ministri i Shëndetësisë: Mos manipuloni me shifra për furnzimin me barna, koha e tregon të vërtetën!

Aktuale

Ish-ministri i Shëndetësisë: Mos manipuloni me shifra për furnzimin me barna, koha e tregon të vërtetën!

Nga: A.ZH Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 21:44
Ish-ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani

Ish-ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, ka reaguar pas raportimeve se është përmirësuar furnizimi me barna.

Ai këto raportime i ka quajtur rrena, duke thënë se të tillave mund t'iu besojnë vetëm ata që nuk punojnë aty, por jo edhe mantelbardhët dhe pacientët, përcjell Bota sot.

Rrahmani ka theksuar se nevojat në repartin e Onkologjisë janë plotësuar gjithmonë në vlera mbi 95%, ndërsa tani sipas tij, po manipulohet me shifra.

Ai ka akuzuar bordin aktual, duke thënë se ata kanë shpenzuar vetëm 21.5 milionë për furnizim me barna, edhe pse i kanë pasur edhe dhjetë të tjera.

“Tek ka me u pa dëmi që ju ka ba sistemit. Tek ka me u pa se qysh i keni ble barnat, cili ka qen pazari. Tek ka me u pa çka keni ba me SISH-in, SIF-in e Sigurimet Shëndetësore! Koha e qet të vërtetën!”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Reagimi i plotë i Rrahmanit:

Sonte paskan deklaruar se e kanë përmirësuar furnizimin me barna, duke përmend Onkologjinë! 

Ju them se rrenave të tilla mund të ju besojnë ata që nuk kanë punë aty, ama mantelbardhët në Onkologji dhe pacientët e dinë të vërtetën.

Gjithmonë nevojat në onkologji i kemi plotësuar në vlera mbi 95%. Mos manipuloni me shifra të një Bordi të kohēs,,shantazhues dhe dezinformues!

Po harroni që keni shpenzuar vetëm 21.5 milion, a i keni pasur edhe dhjet të tjerë, pa i harruar kushtet më të mira në treg.

Tek ka me u pa dëmi që ju ka ba sistemit. Tek ka me u pa se qysh i keni ble barnat, cili ka qen pazari. Tek ka me u pa çka keni ba me SISH-in, SIF-in e Sigurimet Shëndetësore!

Koha e qet të vërtetën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat