Timothy Orr – gjenerali amerikan që anuloi vizitën shkaku i taksës, ja çfarë rëndësie i kushtoi Kosovës në fjalimin e fundit

Aktuale

Timothy Orr – gjenerali amerikan që anuloi vizitën shkaku i taksës, ja çfarë rëndësie i kushtoi Kosovës në fjalimin e fundit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 23:05
Timothy Orr

Administrata Amerikane e ka anuluar vizitën e gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e shtetit të Ioëas, që është partnere e FSK-së dhe mbështet trajnimet e FSK-së. Lajmi është konfirmuar sot edhe zyrtarisht. Por, kush është gjenerali Timothy Orr dhe cila është rëndësia e bashkëpunimit mes FSK’së dhe Gardës Kombëtare të Iowas?

Ka qenë viti 2012, kur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell, kishin nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila njihej si ‘SOFA’. Marrëveshja e nënshkruar më 18 shkurt 2012, ashtu sic njoftohej atëkohë, përkufizonte ‘statusin ligjor të personelit ushtarak të SHBA’së dhe shtetasve amerikanë që punojnë në Kosovë, në programet në mbështetje të sigurisë së përbashkët. Marrëveshja do të përfshinte në vecanti, Gardën Kombëtare të Iowas në Programin e partneritetit shtetëror më FSK’në. Marrëveshja SHBA – Kosovë, do të cilësohej si një marrëveshje që demonstronte fuqinë e partneritetit mes Amerikës dhe Kosovës.

Përpara se të nënshkruhej kjo marrëveshje, në Kosovë kishin ndodhur vizita të vazhdueshme të figurave të larta ushtarake të Gardës Kombëtare të Iowas. Një vit para kësaj marrëveshje, Kosovën e kishte vizituar general Timothy Orr. Gjenerali Orr, atëkohë do të pritej nga ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i atëhershëm i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, si dhe komandanti i Komandës së Forcës Tokësore, gjeneralmajor Rrahman Rama. Për nder të kësaj vizite, ishte rreshtuar edhe togu i nderit i FSK’së.

Që prej asaj kohe, gjenerali amerikan Orr, ka vizituar Kosovën dhjetëra herë. Po ta shkruani në Google ‘Gjenerali Orr viziton Kosovën’ do të gjeni një numër të konsiderueshëm lajmesh që njoftonin për vizitën e tij. Me pothuajse cdo delegacion ushtarak amerikan që ka ardhur në Kosovë, nuk ka munguar asnjëherë edhe gjenerali Orr. E njëjta vlente edhe për delegacionet tona që vizitonin Amerikën. Kushdo që shkonte në Ioëa, pritej nga gjenerali Orr.

Kujtojmë vetëm vizitën e fundit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili pak ditë para transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ishte në fokus të mediave për shkak se kishte shkuar ‘të provonte’ mjetet ushtrake që Amerika (Iowa) do t’ia jepte FSK’së. Aty, Veseli kishte marrë mbështetjen e Gardës së Iowas për FSK, e në vecanti edhe atë të gjeneralit Timothy Orr.

Gjenerali amerikan, Timothy Orr, edhe në fjalimin e tij të fundit para Asamblesë së Përgjithshme të Iowas, e përmendi me theks të vecantë Kosovën – partneritetin mes Gardës Kombëtare të Ioëas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në fjalimin e tij të mbajtur më 17 janar 2019, gjenerali Orr thotë:

“Prioriteti ynë i tretë mbetet të ndërtojmë partneritet në nivelin lokal, shtetëror, federal dhe në atë ndërkombëtar. Një nga bashkëpunimet tona më të rëndësishme është ai përmes Programit të Bashkëpunimit Shtetëror me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën e Kosovës’.
Më tutje, një pjesë të gjatë të fjalimit, gjenerali Orr, ia kushton bashkëpunimit të Kosovës dhe Iowas.

Ndërkohë, Sot nga presidenca e Kosovës u konfirmuar fakti se presidenti Hashim Thaçi ka marrë një letër informuese për anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan. Nga Ministria e Mbrojtjes ndërkaq është thënë sot se ka paralajmërim për anulim të vizitës.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kohë që kërkojnë pezullimin e taksës ndaj Serbisë. Një kërkesë të tillë, e mbështet presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, por e kundërshton kryeministri Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat