Flet profesori: Hashim Thaçi është i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia!

Aktuale

Flet profesori: Hashim Thaçi është i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia!

Nga: N.Sh Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 07:23
Hashim Thaçi

Profesor dr. Binak Maxharraj, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia.

Këtë deklaratë e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, derisa presidentin e quan edhe Don Kishot i Sanço Panços.

Sipas profesori, në tërë Kosovën nuk mund ta gjesh asnjë shqiptar i cili do të pranonte te jep tokë në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia.

Ja postimi i plotë:

AVANTURAT E DON KISHOTIT TË SANÇO PANÇOS.

Në tërë Kosovën nuk mund ta gjesh as një gjysmë Shqiptari i cili do të pranonte me dhanë tokë (territor)Kosove në këmbim më njohjen e Kosovës nga Serbia. Tek e fundit nuk kemi plasë aq shumë me na njoftë, mos na njoft sot ka me na njoftë nesër, dikur nuk ka qare pa na njoftë

Por dhenja territor për njohje mund ta bëjnë ne krye n'vehte vetëm Don Kishotet kosovar i tipit te Hashim Thaçit i cili është këmbë e krye i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat