Zeka zbulon “përrallen” e Thaçit për dizajnimin e kufijve me Serbinë: Ja cilat fshatra do të këmbehen!

Aktuale

Zeka zbulon “përrallen” e Thaçit për dizajnimin e kufijve me Serbinë: Ja cilat fshatra do të këmbehen!

Nga: N.Sh Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 08:28
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka thotë se, nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, arrinë ta realizon përrallen e tij, në raport me Serbinë, atëherë do të mbetet në histori si njëri nga njerëzit më të mëdhenj pas Skënderbeut dhe Adem Jasharit.

Zeka, kështu ka deklaruar në emisionin e Arian Çanit.

“Unë mendoj se ideja e presidentit Hashim Thaçi për dizajnimin e kufijve, ka marrë një far llojë forme, një mbështetje dhe një logjikë. Në qoftëse presidenti Thaçi do ta realizon këtë përrallen e tij do të ngelet në histori njëri nga njerëzit më të mëdhenj për mu pas Skënderbeut dhe Adem Jasharit”, ka thënë Zeka, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas Zekës, në këtë marrëveshje nuk përfshihet liqeni i Ujmanit, Trepça dhe komplet qyteti i Mitrovicës, pasi këto do të mbesin brenda territorit të Kosovës, por Leshaku, Zubin Potoku dhe Leposaviqi do të ti bashkohen Serbisë e ne do të marrim Preshevën, Bujanicin dhe Medvegjën me fshatrat shqiptare.

“Në qoftëse një fshat i cili quhet Leshak, Zubin Potoku dhe Leposaviqi i bashkohen Serbisë, të cilat realisht kanë qenë territore të Serbisë deri në vitin 1956, të populluara nga serbët dhe ne i marrim pjesët tona në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pra me fshatrat shqiptare atje dhe mbyllet kapitulli 100 vjeçar i dhunës dhe i terrorit me Serbinë, bëhemi në anëtar i OKB-së dhe i gjitha mekanizmave ndërkombëtar dhe nëse Serbia e njeh pavarëësinë e Kosovës, kjo do të jetë një marrëveshje historike”, ka pohuar deputeti.

Zeka thotë se Serbia po kërkon Asociacion të komunave me shumicë serbëe në Kosovë, me ligje të veta, që fare nuk do të pyesin Qeverinë e Kosovës, dhe kjo sipas tij, do të jetë një mini shtet brenda Kosovës.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat