PDK vazhdon zgjedhjen e strukturave të reja për Dekadën e Re - Bota Sot
PDK vazhdon zgjedhjen e strukturave të reja për Dekadën e Re

Aktuale

PDK vazhdon zgjedhjen e strukturave të reja për Dekadën e Re

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:01
PDK

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa në shumicën e nëndegëve kësaj partie po i bashkohen anëtarë të rinj të profileve të ndryshme.

Procesi i brendshëm zgjedhor po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme, në pajtim me rregulloret dhe procedurat e miratuara nga organet partiake, për të jetësuar vizionin e kryetarit Kadri Veseli për Dekadën e Re.

Interesimi dhe angazhimi i anëtarësisë dhe qytetarëve për tu zgjedhur në strukturat e reja të PDK-së për Dekadën e Re është më i madh se asnjëherë më parë, ndërsa në shumë kuvende zgjedhore ka pasur qindra delegatë që kanë marrë pjesë në zgjedhje, thuhet në komunikatën për media.  

Vetëm në kuvendin zgjedhor të nëndegës së pestë në Skenderaj pjesëmarrës ishin mbi 300  delegatë.

Në shumicën e kuvendeve zgjedhore gara për strukturat e reja të PDK-së po zhvillohet me nga së paku dy kandidatë për kryetarë të nëndegëve, ndërsa në shumicën e nëndegëve janë zgjedhur përfaqësues të rinj, duke konfirmuar procesin e reformave në të gjitha nivelet.    

Ndryshe, deri tani, kuvendet zgjedhore janë mbajtur në 480 nëndegë nga 1200 sa ka gjithsej PDK në të gjitha komunat e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...