Lahi Brahimaj tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale - Bota Sot
Lahi Brahimaj tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Aktuale

Lahi Brahimaj tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:22
Lahi Brahimaj

(E plotësuar) - Pas raportimeve që Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale i ka dërguar ftesë për intervistë edhe Lahi Brahimaj, ky i fundit i kontaktuar e mohoi një gjë të tillë.

“Në këso rastesh po u dashka me të marrë myzhde ty” pohoi përmes telefonit Brahimaj.

Ai tha se mos të jetë në dijeni për një ftesë të tillë.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.

Muaj më parë në media ishte publikuar një listë me emrat e mundshëm të personave që do të gjykohen nga Specialja, ku në atë listë ndodhej edhe emri i Brahimajt.

Deri më tani prokurorët e Speciales kanë intervistuar në Kosovë disa ish pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa në Hagë kishin udhëtar vetëm Rrustem Mustafa- Remi, Sami Lushtaku dhe Faton Mehmetaj.

Lahi Brahimaj merr ftesë nga Gjykata Speciale 

Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale i ka dërguar ftesë për intervistë edhe Lahi Brahimaj.

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dukagjini do të intervistohet këto ditë nga prokurorët.

Ish– anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.

Muaj më parë në media ishte publikuar një listë me emrat e mundshëm të personave që do të gjykohen nga Specialja, ku në atë listë ndodhej edhe emri i Brahimajt.

Ky i fundit në atë kohë duke komentuar listën kishte thënë se një gjë e tillë mundet me qenë e vërtetë, por atëherë është vetëm gjykatë politike për interesa të Serbisë.

Ai thoshte se personat  që i bëjnë këta emra janë në bashkëpunim direkt me Serbinë dhe me Gjykatën.

Deri më tani prokurorët e Speciales kanë intervistuar në Kosovë disa ish pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa në Hagë kishin udhëtar vetëm Rrustem Mustafa- Remi, Sami Lushtaku dhe Faton Mehmetaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...